
Jeta ka shije mjaft të mirë sa herë që përfshihet një hot dog, por a munden ato në fakt t’ju shkurtojnë jetën? Një studim i ri sugjeron se është e mundur.
Hulumtimi i ri nga Universiteti i Miçiganit sugjeron që të hash një hot dog të merr 36 minuta nga jeta.
Studimi vlerësoi më shumë se 5,800 ushqime, duke i renditur ato sipas shkaktimit të sëmundjeve te njerëzit.
Një hot dog viçi në një simite rezultoi në humbjen e 36 minutave jete, "kryesisht për shkak të efektit të dëmshëm të mishit të përpunuar", zbuloi studimi.
Nëse ai titull ju streson, imagjinoni se çfarë mendon legjenda konkurruese e të ngrënit Joey Chestnut.
Vetëm gjatë studimti, Joey ka ngrënë të paktën 1,094 hot dog, duke shkurtuar deri në 39,384 minuta nga jeta e tij, ose pak më shumë se 27 ditë.
I njëjti studim sugjeron që ngrënia e ushqimeve si kikirikët e kripur, salmoni i pjekur dhe orizi me fasule janë ekuivalente me shtimin mes 10 dhe 15 minutash në jetën tuaj.
Është interesante, studimi gjithashtu zbuloi se gjalpi i kikirikut dhe sanduiçe pelte ishin të lidhura me një shtesë prej 33 minutash të jetës së shëndetshme dhe të lumtur.
Dietologia Brissette lidhur me këtë studim thotë: "Përqendrohuni në numrat 80-20 kur jeni duke menduar për dietën tuaj. 80% e kohës, përpiquni të shkoni për disa nga ato ushqime më ushqyese që do t'ju ndihmojnë të zgjasni jetën tuaj. Dhe pastaj 20% e kohës është mirë të shkosh për disa nga ato, ndoshta më pak ushqyese, por argëtuese, si një hot dog herë pas here".
Përfundimi është, nëse jeni duke u stresuar për çdo kafshatë të ushqimit që futni në trupin tuaj, stresi do të marrë një kohë serioze edhe nga jeta juaj.



