
Japonia ka filluar të blejë naftë bruto ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë falë një përjashtimi të autorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa shumë vende europiane u larguan nga nafta ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, Japonia rriti blerjen e gazit natyror rus.
Japonia nuk ka pothuajse asnjë nga lëndët djegëse të saj fosile, duke u mbështetur shumë në importet për shumicën e nevojave të saj për energji.
Disa analistë besojnë se kjo varësi ndikoi shumë në hezitimin e Japonisë për të mbështetur plotësisht Ukrainën kundër Rusisë. Deri më sot, Japonia është i vetmi vend nga grupi i G7-ës që nuk e ka furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse.
Pavarësisht koncensionit, importet e gazit natyror rus në Japoni janë relativisht të vogla, duke zënë rreth një të dhjetën e furnizimit të Japonisë.
Shumica e asaj që Rusia eksporton në Japoni vjen nga projekti Sakhalin-2 në Lindjen e Largët të Rusisë.
Kufiri i çmimit i lejoi vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian që të vazhdonin importimin e naftës së papërpunuar ruse, por ndaloi kompanitë e transportit, sigurimit dhe risigurimit të trajtonin ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në të gjithë globin, përveçse nëse ajo shitet për më pak se kufiri i çmimit.
Vendet dhanë një përjashtim nga kufiri prej 60 dollarë për fuçi deri në shtator për naftën e blerë nga Japonia. Dhe në dy muajt e parë të këtij viti, Japonia bleu rreth 748.000 fuçi naftë ruse për rreth 70 dollarë për fuçi.



