Supermodelja Bella Hadid a rrëfyer eksperiencën e babait të saj si refugjat dhe lidhjen e saj me fenë islame në një intervistë. Ajo së bashku me motrën e madhe Gigi dhe vëllain Anëar janë gjysmë gjermanë dhe gjysmë palestinezë. Nëna e tyre, Yolanda, është gjermane, ndërsa babai Mohamed Hadid, një milioner me një pasuri rreth 200 milion dollar, është me origjinë palestineze.
Mohamed ka lindur në Nazaret dhe ka jetuar në Siri dhe Liban para se të emigronte në SHBA, kur ishte vetëm 14 vjeç.
Bella i ka thënë revistës “Porter” se ajo është rritur në një familje me traditë religjioze.
“Ai ishte besimtar dhe ne gjithmonë jemi falur me të. Jam krenare që jam myslimane”, ka thënë ajo.
Bella dhe Gigi Hadid ishin ndër të parat që kundërshtuan urdhrin e presidentit Trump për ndalimin e emigrantëve nga disa vende myslimane.
“Nuk duhen trajtuar njerëzit sikur të mos meritojnë asnjë lloj mirësie thjesht sepse i përkasin një etnie tjetër. Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë supermodelja Hadid.



