David Cameron ka zhvilluar bisedime me Donald Trump në Florida, në një përpjekje për të kërkuar më shumë mbështetje nga SHBA për Kivein, dhe avancimin e paketës së ri të ndihmës nga Kongresi.
Në fokus të takimit ishin Ukraina, lufta në Gaza, dhe e ardhmja e NATO-s.
Në një deklaratë të hënën, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha:
“Përpara vizitës së tij në Uashington, Sekretari i Jashtëm do të takohet sot me ish-presidentin Trump në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”.
Diskutimi i Cameron me kandidatin republikan që do të sfidojë Bidenin në zgjedhjet e këtij viti, është i pari i një ministri britanik me Trump që kur ai la detyrën.



