Nuk ndryshon sistemi zgjedhor (VIDEO)

Nuk ndryshon sistemi zgjedhor (VIDEO)

Partia Socialiste edhe opozita politike kanë refuzuar që pjesë e ndryshimeve për reformën zgjedhore, të jetë sistemi. Me sa shihet, socialistët dhe demokratët, i kanë dhënë fund debatit duke theksuar se sistemi elektoral nuk do ndryshojë, të paktën edhe për disa kohë.

Damian Gjiknuri tha se për një çështje të tillë diskutimi duhet të jetë më i gjerë, por deklaroi se socialistët janë të hapur për të diskutuar mbi këtë çështje, pavarësisht se ndërhyrjet në sistem, nuk mund të jenë kompetencë e Këshillit Politik.

“Çështja e sistemit është një çështje që kërkon më shumë konsultime dhe do një fizibilitet më të qartë se çfarë synojmë. Kjo të vendoset nga shqiptarët, nuk mund të jenë tryeza të vogla pa një diskutim të gjerë që ta rrinë në konkluzione për elementë kaq të rëndësishëm”, tha Gjiknuri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Oerd Bylykbashi nga demokratët, i cili tha se për sistemin duhet të vendosin qytetarët.

“Kjo të vendoset nga shqiptarët, nuk mund të jenë tryeza të vogla pa një diskutim të gjerë që ta rrinë në konkluzione për elementë kaq të rëndësishëm”, tha Bylykbashi.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare u shfaq e indinjuar. Me sa duket, ndryshimi i sistemit zgjedhor ka përplasur, kokë më kokë, dy opozitat.

Hajdari nga opozita parlamentare akuzoi opozitën politike jashtë Kuvendit, se po bllokon ndryshimin e sistemit.

Ajo tha se opozita politike e ka kundërshtuar hapjen e listave, ndërsa PS ka deklaruar se është e hapur për ta parë.

“Ky debat ka ardhur me 51 mijë firma dhe më shumë. Nëse shkojmë drejt debatit kemi kohë mjaftueshëm për të ndryshuar apo jo Kushtetutën, kemi zgjidhje për të dy variantet, por duhet vullneti politik”, ka deklaruar ajo.

Hajdari u bëri thirrje palëve që t’mos bllokojnë variantin që fuqizon qytetarët për të zgjedhur drejtëpërdrejt deputetët e tyre, duke shtuar se shoqërisë i nevojitet një parlament cilësor, ku dëgjohet edhe zëri i qytetarëve, jo vetëm i kryetarëve.

Por afrimi i 15 marsit, kur përfundon afati i vendosur për miratimin e reformës zgjedhore, duke se ka tensionuar Këshillin Politik. Opozita e bashkuar foli për një tentativë të mazhorancës për të sabotuar Këshillin e për ta miratuar reformën në mënyrë të njëanshme.

Shkak i mosmarrëveshjes është bërë propozimi për depolitizimin e  administratës ku PD dhe aleatët kanë propozuar një model miks ku në dy shkallët e administrimit të zgjedhjeve, qendrën e administrimit dhe  qendrën e  votimit   6 anëtarë të jenë të ndarë në mënyrë të barabartë mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa anëtari i 7 të jetë nga shoqëria civile, ndërsa vendnumërimet  të jenë komisione të depolitizuara.

14:53H/ Depolitizimi i administratës/ PD-LSI, akuzojnë: Tentativë për reformë të njëanshme

Mazhoranca dhe opozita e bashkuar nuk kanë gjetur dakordësinë mbi propozimet e kësaj të fundit për administratën zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, numërimin, nxjerrjen e rezultatit dhe rinumërimin e votave. Përfaqësuesit e partive politike, njëri pas tjetrit, para gazetarëve fajësuan njëri-tjetrin për politizimin e administratës zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri tha se ishte një opsion që nuk çonte në depolitizimin dhe departizimin, por përkundrazi është një sistem i përforcuar i përfaqësimit politik. Ai tha se ka ardhur momenti që ekspertiza e ODHIR-it të japë një opinion se cili nga propozimet është më afër depolitizimit të procesit zgjedhor, duke kërkuar që partitë të heqin duart nga zgjedhjet.

“Formula që kanë paraqitur ekspertët teknikë është shumë e mirë, e hapur dhe e balancuar. Përbëhet jo vetëm nga zyrtarë shtetërorë por çdo shtetas që ka kritere minimale, të ketë arsim të lartë apo të jetë student në vitin e fundit të shkollës mund të aplikojnë për komisionerë. PD solli version tjetër. Është momenti ti drejtohemi ODIHR të japë një opinion se cili nga versionet i adreson më mirë, ose PD të thotë ne e duam skemën politike siç është dhe pse janë ankuar që administrimi zgjedhor nuk ka qenë i duhuri”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Petrit Vasili i LSI dhe Oerd Bylykbashi i PD akuzuan PS se po përgatit terrenin për sabotimin e tryezës dhe miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore.

Vasili deklaroi se pozicioni i opozitës së bashkuar përkundrejt PS-së, dallon në një çështje thelbësore, pasi kjo forcë politike kërkon sërish që administratës së saj të diskretituar, t’i besojë administrimin e zgjedhjeve. Ai shprehet se propozimi i opozitës politike, insiston në depolitizimin, ndërsa PS kërkon t’i japë kësaj administrate, administrimin e zgjedhjeve.

Imponimi i tavolinës për të pranuar në mënyrë të njëanshme një zgjidhe të tillë janë duke përgatitur terrenin për të sabotuar tavolinën dhe për të shkuar me truke të caktuara drejt një miratimi të njëanshëm. PS është krejtësisht e çinteresuar për zgjedhje e të lira dhe të ndershme, është e interesuar vetëm për të përpunuar mekanizma të rinj sesi mund ti vjedhë dhe plaçkisë sërish zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërsa, për Bylykbashin opozita e bashkuar bëri propozimin për administratën zgjedhore, nivelin e mesëm dhe për qendrat e numërimit. Ai thekson se ky është një propozim, i cili është në përputhje me rekomandimet e ODIHR për të depolitizuar procesin e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

“Propozimi i opozitës së bashkuar ia lë procesin e votimit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit komisionerëve që caktohen jo politikisht. Por garanton interesin e subjekteve politike, që kanë rol themelor në proces dhe në garantimin e besueshmërisë së procesit që të jenë prezent në mënyrë të balancuar. Pra administrimi i votimit, i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit është jopolitik, ndërkohë që vendimmarrjet kur duhet të ndërhyhet sipas ligjit palët ruajnë garancitë. Është propozim që jo vetëm përputh rekomandimin e ODIHR por garanton mbajtjen e fuqizimit të besimit”, tha ai.

Bylykbashi nuk ishte kundër sugjerimit të Gjiknurit për t'ju drejtuar ODIHR për opinion se cili prej varienteve ju afrohet më shumë kërkesave të tyre.

Ekspertët e ODIHR-it janë këtu për të asistuar në gjetjen e zgjidhjeve konsensuale. Opinioni i ODIHR, jepet në formë zyrtare bashkë me Komisionin e Venecias në një vlerësim formal. Ne marrim këtu ekspertizë dhe konsulencë në fazën e draftimit për zgjidhjet që jemi duke diskutuar, por jo opinione që mund tu mbivendosen opinione zyrtare. Tentativa e Gjiknurit për të rrëmbyer procesin në mënyrë që të legjitimojë një votim të ulitaleral do të dështojë me turp”, u shpreh ai.

Lidhur me propozimin e Bashës për parlament me dy dhoma, Gjiknuri tha se nuk pati asnjë propozim të tillë në tryezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy