Elbasan/ Qytetarët protestë kundër vendimit për rritjen e çmimit të ujit, goditet me dosje një nga këshilltarët e mazhorancës

Elbasan/ Qytetarët protestë kundër vendimit për rritjen e çmimit të ujit, goditet me dosje një nga këshilltarët e mazhorancës

Një përfaqësi qytetarësh u ngritën sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit një muaj më për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Qytetarët pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë ndaj kërkuan të anulohet.

Qytetarët e mbajtën protestën e tyre në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku së bashku me këshilltarët e djathtë hynë në mbledhje dhe u konfliktuan me kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këshilltarët e mazhorancës.

Në një moment një qytetar sulmoi me dosjen e dokumenteve të këshillit një nga këshilltarët e majtë, ku edhe ky i fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë.

Më pas të djathtët braktisën mbledhjen duke akuzuar se janë  falsifikuar firmat e këshilltarëve për ta kaluar si vendim një muaj më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy