Papa: Një grup i nxitur nga Soros është i interesuar për kërkime për naftë në Divjakë (VIDEO)

Papa: Një grup i nxitur nga Soros është i interesuar për kërkime për naftë në Divjakë (VIDEO)

Gazetari Robert Papa në një raportim nga New York i atashuar për MCN pranë Departamentit të Shtetit lidhur me takimet që ministrja Belinda Balluku zhvilloi në Këshillin e Atlantikut, u shpreh se në fokus ishte kriza energjetike që mund të pllakosë Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë më tej Papa tha se është folur këtë javë se një grup i nxitur nga Xhorxh Soros kërkon të hapë kërkime për naftë në zonën e Divjakës.

“Edhe gjatë kësaj jave Washingtoni tregoi se ka interes për Ballkanin Perëndimor ose për atë që e quajmë Europa Juglindore. Ministrja Balluku ka qenë e ftuar nga Këshilli i Atlantikut lidhur me atë që mund të quhet një krizë e madhe energjetike që mund të pllakoset në atë zonë.

Këshilli Atlantik duke pasur të ftuar ministren Balluku tregoi interes ndaj kësaj zone por edhe ekonomikisht me investime sidomos në naftë, në grupe të caktuara korporatash amerikane. Është folur këtë javë se një grup i nxitur nga Soros kërkojnë të hapë kërkime nafte në zonën e Divjakës.

Kongresmeni republikan u shty për të bërë hetim nga departamenti i drejtësisë për lobistët e Podesta Group të paguara nga Basha, i cili është ri akuzuar për rreth 1 milionë dollarë me burim të pajustifikuar dhe të ardhur nga burime ruse. Beteja e lobingjeve tregojnë qartë se interesat e mëdha që përplasen në Ballkanin Perëndimor dhe në Tiranë janë midis Moskës dhe Ëashingtonit. Natyrisht që cështja shqiptare vendoset aty.”, u shpreh Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy