
Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të pranohet në Bashkimin Europian para mesit të shekullit. Po sikur BE-ja të zhduket para asaj kohe?
Është ky dyshimi që ngre Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, me anë të një mesazhi të publikuar Telegram dhe të cituar nga agjencia ruse Tass.
Do të duhen dekada, që të gjitha kërkesat të verifikohen nga BE. Po sikur BE-ja të jetë zhdukur tashmë në atë moment?
Është e frikshme të mendosh se çfarë skandali do të jetë, sepse sa sakrifica janë bërë në altarin e anëtarësimit në BE dhe çfarë mashtrimi i pritshmërive të ukrainasve fatkeq?
Medvedev krahasoi Bashkimin Europian dhe ambicien e tij për t’iu përmbajtur bllokut dhe parimeve të saj me Bashkimin Sovjetik dhe komunizmin.
Vitet kanë kaluar dhe ne studentët e viteve shtatëdhjetë, prisnim fillimin e komunizmit, i cili nuk erdhi kurrë. Bashkimi Sovjetik është shembur.



