Krimi shqiptar në botë, Bregu: Shqiptarët nuk janë në nivelet më të larta

Krimi shqiptar në botë, Bregu: Shqiptarët nuk janë në nivelet më të larta

Gazetari Sokol Bregu në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  ka folur lidhur me krimin e organizuar shqiptarë në botë, veçanërisht kriminelët shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku ka një numër të lartë të të burgosurve shqiptarë, duke u renditur të parët mes popullsive të huaja.

Sipas Bregut në hierarkinë e krimit, shqiptarët nuk janë në nivelet më të larta.

Drupal Ad

 

 

 

Qasja ime niset nga mënyra statistikore e të parit të gjërave. Kudo thuhet se ne vendosim në tregjet botërore të drogës. Asnjë shqiptar nuk është në një mijë më të kërkuarit të FBI-së. As në një mijë të kërkuarit e DEA. Asnjë shqiptar nuk është as në një mijë të kërkuarit e policisë angleze.  Ata që kërkohen janë kryesisht te trafiqet.

Po sjell një fakt, BBC, përveçse në një rast ku e quan armik publik një shqiptar, i cili pa shkuar në Ekuador ishte në MB dhe ishte një shqetësim, Dritan Rexhepi, po të futesh në mediat më prestigjioze, është personazh që nuk ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar tipikisht, është person që ka mundësi të bëhet në çdo moment një anëtar i krimit të organizuar kudo që banon.

U largua nga MB në momentin që BBC nxori foton e tij dhe i bënë thirrje komunitetit që është person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Ne mund të kemi sot me qindra dhe me mijëra shqiptarë të tjerë në Londër, foto e të cilit nuk është bërë ndonjëherë armik publik në këtë vend. Vetëm ai konsiderohet. Nisur nga ky fakt, duke parë edhe aktivitetin e tij jo vetëm të rëndë dhe të dhunshëm.

Duhet ti shohim me sy tjetër. Pjesa më e madhe e doganierëve të mbretëreshës, janë të korruptuar nga shqiptarët. Pjesa më e madhe në Birmingham, atje ku ndodh, po policët e korruptuar, janë të korruptuar dhe jo të inkriminuar. Korrupsion do të thotë, në mos e bën një shqiptar e bën një maroken apo hiatin.

Nuk jemi ne ata që na paraqesin mediat, në majën e krimit. Nuk po flas fare për mediat, por për raportet e agjencive të specializuara. Në mënyrën e vet, siç punojnë shqiptarët kanë atë që e quajnë skllevër modernë, ne përllogaritemi në Britaninë e Madhe, diku te 110 mijë me pasaporte, të tjerë me azil. Diku te 300 mijë shqiptarë ndodhen sot në Britaninë e Madhe. Është një shifër shumë e madhe, për të patur një histori të tillë.

Dyfishi i këtyre që ndodhen në Angli, janë sot në Greqi. Por, në Greqi është absolutisht e justifikueshme statistika për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve që ndodhen atje.  Mos harro në dekadën e fundit, ata që duan të merren me krim janë vendosur të shkojnë në Angli, është parajsa e tyre për momentin.

Në mënyrën si e shoh unë, shqiptarët po bien, sepse ka përballje të madhe mes grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Londër dhe Birmingham dhe grupeve të njerëzve me ngjyrë që cilët po i sulmojnë. Sot nuk gjen më, po luten, edhe shkrimet e The Sun, janë në kuadrin e joshjes së të rinjve shqiptarë, pavarësisht se janë të paguara, sepse kanë mbetur shtëpitë e barit bosh. Kjo është arsyeja pse u ul edhe trafiku klandestin drejt Londrës. Nuk është arsyeja që vajti Rama tre herë aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy