Inxhinieri shqiptar në Angli, Emir Allen flet për një gjuhë shumë të ashpër dhe që nuk i ka hije asnjë lloj shteti në shekullin e XXI dhe aq më tepër një shteti si ai i Britanisë së Madhe ndaj shqiptarëve.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se është një gjuhë urrejtje që e përçan marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe shtoi se nuk i ka hije fare parlamentit, ose njerëzve që përfaqësojnë Britaninë dhe popullin e vetë.
Është një lojë që ka të paktën një vit që po luhet, është një temë që po përdoret për të mbuluar dështimet e qeverisë britanike gjatë 4 viteve të saj.
Sidomos në këto vitet e fundit, tregohet qartë se tashmë ka dalë mbi sipërfaqe një rrymë kthyese, sikur po mundohen të kapen mes thonjve me një fuqi që e kanë humbur deri tani dhe shqiptarët përdoren si një popull në tragetin e qeverisë britanike.
Përdoren si mbulesë për problemet reale.
Sipas tij, “lufta” ndaj shqiptarëve nuk është asgjë tjetër veçse një lojë politike dhe nuk mund të realizohet në realitet dëbimi i tyre.
U tentua që të lidhej kontratë me Ruandën, për t’i çuar emigrantët ilegalë në Ruandë. Nuk është arritur as 100 numri i atyre që kanë shkuar në Ruandë.
Për shqiptarët janë disa raste që kanë bërë bujë në median e dytë në Britani, si media më reale për mendimin tim, të cilët janë keqtrajtuar duke u manipuluar dhe futur në dhoma të ndryshme, për tu nisur direkt në avion, por numri i tyre është 12 në rastin e fundit.
Është thjesht një PR, se Britania e Madhe dhe qeveria e saj duke treguar dhe një dështim tjetër, se kjo është çështje e nxehtë që përdoret për të fituar sa më shumë elektorat.
Kontrata me Francën është bërë, rinovuar dhe stërinovuar dhe asgjë nuk është realizuar.
Njerëzit janë ata që zhvendosen në vende të ndryshme, në mënyrë legale ose ilegale, ky fenomen do vazhdojë të jetë i tillë dhe në vitet e ardhshme.
Franca merr lekë më tepër dhe thotë faleminderit dhe thotë se nuk do lodhem për të zgjidhur problemin tuaj... Apo të vësh agjentë për të ndaluar shqiptarët.
Gjithë shqiptarët që dalin nga Rinasi e kanë të drejtën për të shkuar në Europë, nuk ua ndalojnë dot as britanikët dhe as Zoti.
Çfarë do një agjent britanikë në trojet shqiptare, do i marrë erë gishtit dhe do thotë se ku njeri do shkojë në Britani, se ai mund të shkojë në Francë apo Gjermani.



