
Dy vite nga kalimi online i shërbimeve shtetërore të cilat tashmë gjenerohen në e-albania, shumë qytetarë ende hasin vështirësi për tërheqjen e dokumenteve. Ndërsa të tjerë kanë më shumë besueshmëri tek dokumentet e marra fizikisht në zyrat e shtetit. Ekspertët pohojnë se portali e-albania është i vështirë të përdoret veçanërisht nga moshat e mëdha.



