
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në teatrin “Skampa”, ku u vodh një sasi prej 4500 eurosh. Ngjarja ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në teatrin e qytetit, ku sipas denoncimit shuma e parave u vodh në kasafortën e zyrës së financieres.
Pas verifikimeve të policisë dhe dëshmisë së financieres rezultoi se janë vjedhur rreth 4500 euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.
Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.
Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.



