
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha se si Prishtina ashtu edhe Beogradi janë fajtorë për progresin e ngadalshëm në negociata. Viola von Cramon, i konsideron të dyja palët njëlloj fajtore për vonesën e negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes.
“E di që është më e lehtë të fajësohet Vuçiç, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Populli i tij nuk do të studiojë apo blejë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, shprehet ajo.
“Por Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtoheshin me asgjë të ngjashme me Asociacionin. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i ndërsjellë”, u tha von Cramon gazetarëve në Bruksel.



