Emigrantët/ Dëbimet e administratës Biden tejkalojnë rekordin e Trump-it 

Emigrantët/ Dëbimet e administratës Biden tejkalojnë rekordin e Trump-it 

Autoritetet amerikane të imigracionit deportuan vitin e kaluar numrin më të madh të emigrantëve pa dokumente në gati një dekadë, duke tejkaluar rekordin e mandatit të parë të Donald Trump në detyrë.
Më shumë se 271,000 emigrantë u deportuan nga SHBA gjatë vitit të fundit fiskal, sipas një raporti të publikuar nga agjencia amerikane e emigracionit dhe doganave (ICE) të enjten.

Drupal Ad

Raporti i ICE vjen vetëm disa javë përpara se presidenti i zgjedhur Trump, i cili planifikon ta kthejë deportimin masiv një gur themeli të administratës së tij të ardhshme, sapo të marrë detyrën.
Presidenti Joe Biden në vitin 2021 ishte zotuar të ndalonte dëbimet, por administrata e tij përfundoi duke i zgjeruar ato. 

Në raportin e ICE, thuhet se rritja e madhe e deportimeve vitin e kaluar fiskal ishte pjesërisht rezultat i një procesi të thjeshtuar. Më shumë fluturime deportimesh shkuan në destinacione më të largëta, duke përfshirë Afrikën dhe Azinë, të cilat nuk pranonin deportime nga SHBA për vite me radhë, tha agjencia.

Shumica e dëbimeve në vitin fiskal 2024 përfshinin migrantë të kapur nga zyrtarët kufitarë në krahasim me ata të arrestuar nga ICE në brendësi të SHBA. Afërsisht 82% e 271,000 emigrantëve të dëbuar atë vit u arrestuan nga agjentët kufitarë. Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar të nisë "operacionin më të madh të dëbimit në histori" kur të kthehet në detyrë më 20 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy