Kuleba: Komentet e Lavrov, ofenduese ndaj Zelenskyt, Izraelit dhe popullit hebre

Kuleba: Komentet e Lavrov, ofenduese ndaj Zelenskyt, Izraelit dhe popullit hebre

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba komenton deklaratat e homologut rus, Sergei Lavrov i cili tha dje se “Hitleri ka gjak hebre”.

Komentet fyese ndaj Zelensky, Izraelit dhe popullit hebre shpërblen antisemitizmin e rrënjosur të elitave ruse. Deklaratat e tij mizore janë ofenduese për Presidentin Zelensky, Ukrainën, Izraelin dhe hebrenjtë në përgjithësi. Ato tregojnë se Rusia sot është plot urrejtje ndaj kombeve të tjera.

Është ky mesazhi i postuar në Twitter, nga kryediplomati ukrainas.

Gjithçka pasi kryediplomati rus ishte shprehur se “edhe Hitleri i kishte paraardhësit hebrenj”, referuar Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më herët ministri i Jashtëm izraelit, thirri ambasadorin rus në Tel Aviv për “sqarime”, pas deklaratave që i quajti “të rënda” të ministrit të Jashtëm të Moskës, Sergei Lavrov.

Deklaratat e Lavrov janë sa të pafalshme edhe skandaloze, dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjtë nuk vranë veten në Shoah. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy