Në Itali shifrat e koronavirusit janë në rritje dhe këtë e vërteton edhe e shtuna. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 19.644 persona, pak më shumë se të premten që ishin 19.143. Për t’u theksuar edhe fakti që sot ka patur më pak teste të kryera se sa një ditë më parë.
Ndërkohë fatkeqësisht me ritme më të larta është rritur numri i vdekjeve që në 24 orët e fundit ka qenë 151. Të premten kishte 91 humbje jete.
Që prej fillimit të pandemisë me koronavirus në Itali janë identifikuar 504.509 persona, ndërsa në total kanë ndërruar jetë 37.2010 njerëz.
Për shkak të rritjes së shifrave qeveria italiane ka vepruar duke shtrenguar masat, por ka sjellë edhe protesta të qyterarëve, sidomos në Napoli. Mbrëmjen e kaluar qindra persona u shoqëruan në polici për këtë arsye.



