Berisha: 10 shkurti u luajti fiqirin, ky parlament është armiku më i egër i shqiptarëve

Berisha: 10 shkurti u luajti fiqirin, ky parlament është armiku më i egër i shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se protesta e 20 shkurtit është dita e qytetarëve, ndërkohë që e cilësoi parlamentin si armikun më të egër të shqiptarëve.

 

Duke folur para parlamentit ai deklaroi se protesta e dy ditëve më parë e çoroditi mazhorancën.

 

Ata janë të tmerruar, ju e shihni që 10 shkurti ua ka luajtur fiqirin këtyre dhe këta nuk dinë se ku janë dhe çfarë flasin. E vërteta është që ky parlament është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, jo vetëm se vjen nga vota e vjedhur, por edhe sepse është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve.

 

Është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore. Dhe faktikisht po bëhet mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, dhe ministrave të tjerë. Unë sot shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’u bëj thirrje qytetarëve, 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre. 

 

Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre. Ky përdoret tani, pas dështimit në Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara. Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy