
Gati 5.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët regjistroi 5,468,629 ukrainas që ikën nga vendi, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pasi burrat në moshë shërbimi nuk mund të kalojnë kufirin.
Shumica e refugjatëve janë vendosur në Evropë, me Poloninë që mirëpret mbi 3 milionë njerëz.
Bombardimet dhe suilmet në Ukrainë vazhdojnë duke shënuar të plagosur dhe viktima.
Nency Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së ka udhëtuar sot drejt Ukrainës dhe ka zhvilluar një takim me presidentin Zelensky.



