
Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, finalja e Kampionatit Europian të futbollit, mes Italisë dhe Anglisë, në stadiumin “Wembley”.
Do të jetë një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja kombëtaret, që kanë vetëm një objektiv, të triumfojnë dhe në fund të marrin trofeun e madh.
Trajnerët e kanë studiuar në maksimum kundërshtarin dhe i kanë kërkuar skuadrave të tyre kujdes dhe të respektojnë detyrat që i janë dhënë. Për sa i përket formacioneve, nuk ka shumë surpriza, me të dyja skuadrat që zbresin në fushë me më të mirët.
Vijnë disi më të avantazhuar anglezët në këtë ndeshje, për shkak të numrit të madh të tifozëve që do të kenë në stadium, por edhe kualiteti mes lojtarëve të dy ekipeve, anon disi nga skuadra e Southgate.
FORMACIONET ZYRTARE:
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson, Barrella, Verrati, Jorginho, Chiesa, Insigne, Immobile. Trajner: R. Mancini
Anglia: Pickford, Walker, Shaw, Stones, Maguire, Rice, Trippier, Phillips, Mount, Sterling, Kane. Trajner: G. Southgate.



