Ka nisur këtë të martë pelegrinazhi 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.
Besimtarët e ndryshëm vizitojnë Kishën e Shën Ndout nga i gjithë vendi, duke u lutur për shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati.
Për të lehtësuar udhëtimin e pelegrinëve nga veriu i vendit është vënë në punë pas shumë vitesh treni i linjës Shkodër-Laç. Të shumtë ishin qytetarët të cilët udhëtuan me tren, ndërsa shprehen se është ndihmë për ta dhe çmime të favorshme.
Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla do të drejtohen Kishës deri më 13 qershor ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.



