Rene Rexhepi prek italianët në një pikë të dobët

Rene Rexhepi prek italianët në një pikë të dobët

Italianët janë shumë fanatikë kur është fjala për elementë autentikë të kulinarisë së tyre, si pica apo panetonja. Pikërisht këtë krenari e ka sfiduar kuzhinieri shqiptar, Rene Rexhepi, me anë të një videoje të postuar në Instagram. Në pamje, ai shfaqet teksa pret një fetë panetone, e vë në grill, e mbush me gjalpë dhe djathë dhe bën një sanduiç.

Shefi i restorantit Noma në Kopenhagë (i vlerësuar si më i miri në 50 restorantet më të mira në botë 2021), i shoqëron pamjet me këtë fjali: "Më falni miq italianë: por panetonja e mbetur e pjekur me djathë është edhe më e mirë se panetonja origjinale".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy