Zelensky falënderon SHBA-të për ndihmën e paprecedentë

Zelensky falënderon SHBA-të për ndihmën e paprecedentë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se vlerëson “ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”.

Zyra e Zelensy-t doli në ​​një deklaratë pas takimit në Kiev midis udhëheqësit ukrainas, sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin. 

“Unë do të doja të falënderoja Presidentin Joe Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetjen e Ukrainës, për pozicionin e tij të qartë personal. Të falënderoj të gjithë popullin amerikan, si dhe Kongresin për mbështetjen bipartizane në dy dhomat. E shohim, e ndjejmë”, tha ai. 

Zelensky diskutoi gjithashtu mbi forcimin e sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, thuhet në deklaratë. 

“Ne e kuptojmë se cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në këtë rrugë. Dhe ne llogarisim në mbështetjen e partnerëve tanë”, u shpreh Zelensky.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy