Këngëtari nga Kosova Ideal Qoqaj rikthen këngën “Luj qyqek” në modë në një version tjetër, duke u bërë viral në rrjetet sociale.
Ai tha për emisionin “Zgjohu me MCN”, se kënga është bërë para një viti, por se e publikoi para tre javësh dhe menjëherë u bë virale.
Kam dashur që ta sjell në versionin rock.
Kjo është kënga më e dëgjuar, të gjithë e kanë postuar nëpër TikTok dhe postime të ndryshme.
Të gjithë sezonin e prenotimeve e kam të mbyllur.
Kjo këngë më ka ndikuar në anën financiare.
Prej kësaj kënge më kanë ftuar që të këndoj edhe në dasma.
Së fundmi ai ka sjell edhe projektin më të ri “Ti fala”, ndërsa shprehet se çdo fundjavë këndon nëpër lokale dhe koncerte.



