Miratohet vendimi, Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën

Miratohet vendimi, Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot pas mbledhjes së qeverisë detaje për vendimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës.

Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori.

Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22% pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori.

Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7-10%.

Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7% për nivelet e larta, deri në 25% për  nivelet inspektor, inspektor  i parë apo inspektor i dytë.

Ministri i Brendshëm theksoi se do të ketë një tjetër rritje page për këto kategori. 

Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40% për të gjithë sistemet.

Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të  tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy