Vrasja e dyfishtë në Itali, familjarët e viktimave: I dimë autorët, do veprojmë sipas Kanunit

Vrasja e dyfishtë në Itali, familjarët e viktimave: I dimë autorët, do veprojmë sipas Kanunit

Vrasja e dy kushërinjve Lleshaj në Itali rrezikon të hapë një varg vrasjesh për hakmarrje. Të afërmit e dy të rinjve që u vranë mbrëmjen e të enjtes në Itali thonë se i dinë autorët dhe do të hakmerren.

“Corriere della Sera” shkruan se familjarët e dy të rinjve janë shprehur se nuk do t’ua thonë kurrë emrat e vrasësve hetuesve që po merren me çështjen.

“Një hakmarrje në respekt të traditës së veriut të vendit, Lezhës, një zonë e vështirë dhe me konflikte, shpesh mes  bandave të grabitësve të njohur për vjedhjet e vilave. Një zonë nën ndikimin e Kanunit, kodi shekullor që rregullon sjelljen në zonat malore dhe parashikon larjen e gjakut të një të afërmi me vrasjen deri në brezin e tretë të dikujt nga pala kundërshtare”, shkruan “Corriere”.

Sipas gazetës, që citon burime të saj, një spirale dhune është në përgatitje e sipër.

Një prej pistave të hetimeve po ndjek arrestimin pak ditë para ngjarjes të xhaxhait të dy viktimave, Agron dhe Alban Lleshaj. Hetuesit po verifikojnë nëse diksuh ka pasur gisht në “dorëzimin” e xhaxhait të Lleshajve te policia dhe “sqarimit” që më pas ka marrë përmasa tragjike.

Të dy kushërinjtë janë emra të njohur për policinë në trafikun e drogës, por jo detyrimisht vrasjet mund të kenë të bëjnë me këtë të fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy