Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të ridiskutojë me Recep Tayyip Erdogan marrëveshjen që lejon Ukrainën të eksportojë grurë.
Këtë gjë e ka pohuar Kremlini.
Rusia thotë se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave vazhdojnë të vuajnë nga sanksionet perëndimore dhe akuzon vendet evropiane se monopolizojnë shumicën e drithërave të eksportuara nga Ukraina.
Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe ne do ta ndryshojmë atë, duke marrë parasysh se data e përfundimit të marrëveshjes, në nëntor, po afron.
Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko.



