Kultivonin kanabis me llamba, 5 të arrestuar në Malësi të Madhe, një tjetër në kërkim

Kultivonin kanabis me llamba, 5 të arrestuar në Malësi të Madhe, një tjetër në kërkim

Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba në Malësi të Madhe duke vënë në pranga pesë persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

 

Si rezultat i operacionit të koduar “Neonët 8”, u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

 

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Valentin Kuvendaj, 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xhuljano Ceraj, 24 vjeç, banues në Zagorë; Faik Muselaj, 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj dhe Fatmir Kajoshaj, 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë zbuluar 3 ambiente, një banesë dhe dy stalla, në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. 

 

Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

 

Aktualisht vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy