Brazil, arrestohet bosi i milicisë kryesore të Rio de Janeiro

Brazil, arrestohet bosi i milicisë kryesore të Rio de Janeiro

Kreu i milicisë më të madhe në Rio de Janeiro, Luis Antonio da Silva Braga, i njohur si “Zinho”, u dorëzua në policinë federale të dielën pas negociatave me autoritetet lokale.

Në arrati që nga viti 2018, i arrestuari konsiderohet udhëheqësi i grupit paraushtarak që kontrollon Zonën Perëndimore të qytetit brazilian.

Kapja e Zinhos ishte objektivi prioritar i guvernatorit të krahut të djathtë, Claudio Castro, i cili ndër vite ka adoptuar strategjinë e grushtit të hekurt kundër krimit të organizuar, duke shkuar deri aty sa ta cilësonte shefin e milicisë si “armiku numër 1”.

Milicitë janë një fenomen kriminal i përhapur në zona të ndryshme të Rios.

Bëhet fjalë për grupe paraushtarake, të përbëra nga oficerë policie dhe ish-oficerë të korruptuar, të cilët konkurrojnë me trafikantët e drogës për të ardhurat e zhvatjes dhe trafikut të drogës.

Në mes të tetorit të këtij viti, milicia e kontrolluar nga “Zinho” shkatërroi shërbimin e transportit publik në Zonën Perëndimore të Rios, duke rezultuar në shkatërrimin e rreth tridhjetë autobusëve dhe një treni pas vdekjes së nipit të tij, Matheus da Silva Rezende, i njohur si ‘Faustao’, gjatë një përplasjeje me policinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy