110-vjetori i Pavarësisë, Blinken mesazh urimi: Krenarë që qëndrojmë krah shqiptarëve

110-vjetori i Pavarësisë, Blinken mesazh urimi: Krenarë që qëndrojmë krah shqiptarëve

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka ndarë një mesazh urimi për gjithë shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e shpërndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, Blinken thotë se në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale.

Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën.

Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur.

Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike.

Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy