Khamenei: Izraeli u shkatërrua, ne fituam. Shuplakë në fytyrë për SHBA

Khamenei: Izraeli u shkatërrua, ne fituam. Shuplakë në fytyrë për SHBA

Është e nevojshme t’i shpreh disa urime kombit të madh iranian, para së gjithash, urime për fitoren ndaj regjimit izraelit. 

Pavarësisht gjithë zhurmë, pavarësisht të gjitha këtyre pretendimeve, regjimi izraelit, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur.

Një deklaratë e tillë vjen nga Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike.

“Urimi i dytë është për fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan. Regjimi amerikan shkoi në luftë të hapur sepse mendonte se nëse nuk do ta bënte këtë, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Megjithatë, nuk fitoi asgjë nga kjo luftë. Edhe këtu, Republika Islamike doli fitimtare dhe, në këmbim, i dha një shuplakë të fortë Amerikës”, tha Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike, Ali Khamenei, në një deklaratë me shkrim të botuar nga Agjencia e Iranit dhe X. 

Televizioni iranian transmetoi deklaratën e parë video të Udhëheqësit Suprem të Iranit Ali Khamenei që nga armëpushimi me Izraelin.

Në deklaratën e tij, Ajatollah Khamenei thotë se SHBA-të dështuan të arrinin ndonjë gjë domethënëse duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Ai thotë se Presidenti amerikan Donald Trump, kishte bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të asaj që kishte ndodhur.

Populli iranian demonstroi unitetin e tij duke dërguar një mesazh se populli ynë është një zë i vetëm. 

Trump i bëri thirrje Iranit të dorëzohet, por këto komente ishin shumë të mëdha për gojën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është fyerje.

Ai shton se Donald Trump zbuloi aksidentalisht një të vërtetë, se amerikanët e kanë kundërshtuar Republikën Islamike të Iranit që nga fillimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy