Von der Leyen: Tani bota është më e vogël për Putinin

Von der Leyen: Tani bota është më e vogël për Putinin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nënvizoi sot në Bruksel hapin e paprecedentë të ndërmarrë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, duke lëshuar një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin. 

"Tani, bota është "më e vogël" për Putinin, i cili rrezikon të arrestohet në më shumë se 120 vende", tha ndër të tjera Von Der Leyen. Në një debat në miniplenarin e Parlamentit Evropian të fokusuar në rezultatet e Këshillit të fundit Evropian, numri një i ekzekutivit të BE-së përshëndeti urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykata në Hagë, pasi denoncoi krimet ruse të luftës në Ukrainë. 

Është një hap i paprecedentë. Vendimi e ka bërë botën shumë më të vogël për Putinin. Nëse ai udhëton në një nga 123 vendet që bashkëpunojnë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ai rrezikon të arrestohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy