Milionerja braziliane mbahet 10 vjet peng nga shoferi i saj

Milionerja braziliane mbahet 10 vjet peng nga shoferi i saj

Një ngjarje e pazakontë vjen nga Brazili, ku një grua milionere akuzon shoferin e saj se e ka mbajtur peng për dhjetë vjet në shtëpinë e saj.

Historia e 88-vjeçares Regina Lemos Goncalves ka tronditur lagjen e shquar Copacabana të Rio de Zhaneiros.

Gruaja akuzon shoferin e saj Jose Marcos Chaves Ribeiro se e ka mbajtur mbyllur në shtëpi, duke bërë që të humbiste mbi 30 kilogramë dhe se kishte shpërdoruar asetet e saj të vlerësuara në miliona dollarë.

Fqinjët dhe miqtë e të moshuarës ishin shqetësuar pasi gruaja u zhduk nga jeta publike për një dekadë.

Kështu, një denoncim anonim çoi në zbulimin e një komploti që përfshin akuza për izolim, manipulim dhe një luftë të ashpër për pasuritë e tij, përfshirë bizhuteri shumë të shtrenjta.

Goncalves kishte marrë një trashëgimi prej 500 milionë dollarësh pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Nestor Goncalves, pronar i Copag, një kompani e famshme braziliane e cila ka prodhuar letra të plastifikuara loje për poker dhe bridge që nga viti 1908.

Rasti i saj dramatik u zbulua pasi e moshuara arriti të arratisej dhe ia tregoi rrethanat e burgimit vëllait të saj të vetëm gjallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy