
Paraguai bëhet shteti i tretë që hap ambasadën e tij në Jeruzalem, pas SHBA-së, e cila disa ditë më parë e zhvendosi selinë e saj diplomatike nga Tel Avivi.
Siç raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, presidenti paraguaian Horacio Cartes dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishin të pranishëm në ceremoni.
Javën e kaluar, SHBA-të zhvendosën në Jeruzalem ambasadën e tyre, duke shkaktuar zemërim te palestinezët.
Lëvizja e Uashingtonit u ndoq nga Guatemala të mërkurën.
Guatemala dhe Paraguaj janë dy vendet e vetme që e mbështetën vendimin që Trump njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.



