Legjenda e hendbollit serb dhe ish-Jugosllavisë, Veselin Vujoviç, e ka pranuar se çështja e pavarësimit të Kosovës dhe sportit të saj është punë e kryer, prandaj serbët duhet të pajtohen me këtë fakt, raporton zëri.info.
“Që kur është pranuar Liga e tyre, unë kam dashur ta fitoj atë me një skuadër serbe. Kam thënë: ‘më jepni një skuadër në Mitrovicë dhe të fitojë titullin e kampionit në Kosovë’. E njëjta vlen edhe tash. Lini njerëzit të merren me sport. Do të vijë dita kur do të luajnë Serbia – Kosova. Nuk e di nëse do të kalojë pa gjak dhe budallallëqe, jam në moshë tashmë. Por, për hir të këtyre të rinjve, dilni në fushë, fitoni, tregoni se jeni më të mirë dhe jeta shkon tutje. Pa marrë parasysh përpjekjet, Kosovën e kemi humbur dhe gjërat duhet pranuar”, është shprehur Vujoviç. /Zëri/



