Kënga hungareze që i çoi njerëzit në vetëvrasje

Kënga hungareze që i çoi njerëzit në vetëvrasje

Nëse letërsia ka pasur disa vepra që kanë çuar disa njerëz në vetëvrasje, edhe muzika ka të tilla. Në vitin 1774, Gëte botoi “Vuajtjet e djaloshit Vërter”, një libër që rrëfen historinë fatkeqe të një dashurie që përfundon me vetëvrasje. Në atë kohë, ky libër pati një ndikim të madh te lexuesit. Një rritje e konsiderueshme e vetëvrasjeve pasoi botimin e këtij libri.

Një “Vërter” i ngjashëm është edhe në muzikë. “E diel e trishtë” (Gloomy Sunday) është kënga hungareze që është kthyer në legjendë metropolitane. Titulli original i saj është “Szomorú vasárnap”dhe është regjistruar për herë të parë në vitin 1935 nga këngëtari Pal Kalmar.

Autori i këngës është Rezső Seress. Me një ritëm të ngadaltë, kjo këngë u bë shumë popullore dhe luhej në të gjitha koncertet e xhazit. Ajo u bë menjëherë e njohur dhe shumë versione në gjuhë të tjera erdhën pas saj. E njohur ndryshe si “Kënga hungareze e vetëvrasjes”, ajo lidhet me të paktën 100 raste të tilla, përfshirë edhe atë të njeriut që e kompozoi.         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy