
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka dhunuar barbarisht dygra aziatike. Ngjarja ka ndodhur në Baltimore, ndërsa sipas mediave të huaja, 50-vjeçari Darly Doles, ka hyrë në një dyqan pijesh alkoolike dhe ka sulmuar pa pushim dy gratë.
I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugë, ndërsa pamjet janë tronditëse. Sakaq, 50-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza për sulm të rëndë me dashje.
Ndërkohë, janë ende të paqarta arsyet që e dërguan Doles të kryente aktin e dhunshëm.



