
Instagram synon të rrisë tregtinë elektronike nga platforma e saj. Mediat sociale deri më sot kanë pasur një limit të opsionit “bli” në postime për shitje, por nga data 9 do të hiqen kufizimet. Kompania ka njoftuar se duke marrë në konsideratë kërkesat e kompanive të ndryshme, tashmë të gjithë mund të shesin produktet e tyre në Instagram dhe të përdorin opsionin “Bli”.
Sipas rregullores së re, të rezervuar për ata që kanë një llogari biznesi, me qëllim që të përdorin opsionin “blerje”, kompanitë do të duhet të etiketojnë produktet në Instagram nga një uebfaqe e vetme që ata posedojnë dhe nga e cila ata shesin. Kërkesa të tjera përfshijnë të kesh një faqe të lidhur në Facebook dhe të shohësh produkte "fizike".
"Mund të jetë një kompani me qirinj që po fillon të eksperimentojë me tregtinë elektronike, një muzikant që dëshiron të shesë pajisjet e tij ose një bloger ushqimesh, i cili po fillon linjën e tij të enëve të kuzhinës, çdo llogari të kompanisë ose krijuesit të miratuar me të paktën një produkt i pranueshëm mund të përdorë etiketat “Shopping” për të gjeneruar trafik në faqen e tyre të internetit dhe për t'i inkurajuar përdoruesit të bëjnë një blerje ", shpjegon Instagram.



