Fundjava në Vlorë pasqyrohet me një trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Zona e rrethit të skelës e deri në Radhimë është një aks rrugor plot trafik pasi makina të shumta i drejtohen jugut të Shqipërisë.
Rradhët disa kilometra kanë bërë që policia rrugore të gjendet në pikat kyçe ku trafiku rëndohet me qellim menaxhim dhe lehtësim të trafikut.
Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik bën që makinat të tej nxehen, dhe për të përshkuar aksin rrugor Vlorë-Radhimë duhen të paktën 40 min.



