Kalemaj: Nëse Veliaj dënohet pas zgjedhjeve shpëton partia. Koalicioni, e vetmja mënyrë mbijetese për forcat e vogla 

Kalemaj: Nëse Veliaj dënohet pas zgjedhjeve shpëton partia. Koalicioni, e vetmja mënyrë mbijetese për forcat e vogla 

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj dënohet pas zgjedhjeve shpëton partia, pasi efekti elektoral do jetë margjinal.

Ai ngre pyetjen përse nuk i bllokohet pasaporta Veliajt, ndërsa shton se ushtrimi i detyrës si kryebashkiak mund t’i japë mundësinë për prishjen e provave. 

Drupal Ad

Kemi standarde të dyfishta nga SPAK. Z.Veliaj meqenëse ka një çështje që është hapur në shkurt dhe nga një çështje penale, janë bërë 4 çështje penale, dhe ti i jep mundësinë të lëviz, s’i bllokon pasaportën, mund të ndodhë si me Ahmetajn, çfarë garancie ke që s’do ndodhë?! Nga ana tjetër si kryetar bashkie mund të prishë provat. Janë një seri çështjesh dhe z.Veliaj lejohet të ushtrojë detyrën si kryebashkiak, lejohet të dale jashtë vendit! Gjykata ka të drejtë të bëjë vlerësimin që ta përfshijë z.Veliaj në rastin 5D. Nuk besoj se është çështje e mbyllur. Nëse është, Veliaj shpëton në çështjet e mëdha. Nëse Veliaj dënohet pas zgjedhjeve, efekti elektoral është margjinal, dhe e dyta dënohet për një çështje të karakterit personal, jo me karakter politik, sepse inceneratori të çon te Rama. 5D e ngarkon me përgjegjësi politike Veliajn. Këto janë çështje që do dëmtonin vetë PS. Nëse lihet dënimi pas zgjedhje, shpëton partia, dhe kjo mund të jetë edhe një regji e komanduar”. 

Kalemaj e sheh bashkëpunimin mes partive të vogla apo të reja si të vetmen mënyrë për mbijetesën e tyre. 

E vetmja mënyrë për mbijetesën e partive të vogla, apo të reja, është për koalicione të përbashkëta. Format dhe modalitetet gjenden nëse kanë një vullnet të përbashkët. LZHK është një parti që mbahet nga karizma indidviduale e Dashamir Shehut. Partia e Alibeajt është gjithashtu një parti e re, që u nda edhe nga z.Basha, kështu që z.Alibeaj në këtë situatë ka parë të vetmen mundësi të bashkojë forcat me z.Shehu. Kemi Nismën Thurje me partinë e Lapajt dhe së fundmi është edhe partia e Kocaqit dhe Zhakut, që mendohet do dalin të tre bashkë. Nga ana tjetër është Partia Mundësia e Agron Shehajt që ka refuzuar të jetë pjesë e secilit prej këtyre grupimeve, natyrisht edhe Arlind Qori, që edhe për arsye ideologjike s’ka pranuar të jetë pjesë e këtyre grupimeve. Partitë e reja janë të patestuara. Lëvizja Bashkë u testua në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë ku doli relativisht mirë, 13-14 mijë vota. Por partia e Bojaxhiut në rang territori mori vetëm 1/10 e votave kur garoi në zgjedhjet parlamentare, në raport me zgjedhjet lokale. Njerëzit janë pragmatistë dhe racional në zgjedhjet e tyre. Pengesa kryesore që kanë partitë e reja, është që me këtë Kod Zgjedhor a ka mundësi që kjo votë e imja mos shkojë dëm. Partitë e vogla nuk kanë mundur të mbijetojnë përballë partive të mëdha, me përjashtim të Ilir Metës. Partitë e vogla mund të bashkëpunonin me njëri-tjetrin si në kohën e kooperativave bujqësore për të ndarje mjetet e prodhimit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy