
Ish- prokurori i krimeve të rënda Besnik Muça në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar për amnistinë penale për të cilën u shpreh se amnistia penale nuk është akt mëshire por një detyrim kushtetues.
Ai tha se qeveria nuk ka të drejtë të vendosë kufizime për amnistinë, por vetën në llojin e veprave penale.
Sipas tij amnistia penale nuk ka asnjë lidhje me reformën në drejtësi dhe se të drejtën e amnistisë e ka çdo in dënuar dhe in paraburgosur.
Ajo që më bën përshtypje gjatë kësaj periudhe është artikulimi i disata herë i përfaqësuesve të parlamentit dhe qeverisë ku shprehen se është akt mëshire. Amnistia është institut i të drejtës penale dhe e drejtë kushtetuese e qeverisë që qeveria të paraqesë amnisti penale për nivele të caktuara.
Qeveria ka vetëm një të drejtë në këtë amnisti si një nga format e shuarjes së dënimit dhe ajo nuk është akt mëshirë, por një mënyrë riedukimi përmes faljes. Qeveria nuk ka të drejtë që të caktojë kufizime në amnistinë penale, por vetëm në llojin e veprave penale nëse ajo të përfitojë nga amnistia apo jo.
Duhet të ketë parasysh dhe një gjë, akti i mëshirës, vepra penale është ndëshkim dhe dënimi i veprës penale ka për qëllim përveç ndëshkimit dhe riedukimin që bëhet përmes amnistisë. Në këtë sens vlerësoj se është kuptuar keq.
Kam dëgjuar analizat në media që e lidhin amnistinë me reformën në drejtësi, por duhet të kuptojmë se ato nuk kanë asnjë lidhje mes tyre. Që të lidhësh këto dy institute është një propagandë tallëse nuk ka asnjë kuptim. Amnistia është instituti i të drejtës penale që ndihmon në riedukimin e personave të dënuar.
Nuk mund të vendosë qeveria të mos përfitojnë amnisti ata që i ka dënuar SPAK. Propozimi për ligjin e amnistisë është detyrë kushtetuese e qeverisë. Amnistia penale nuk është pazar politike.



