Shqiptarët të cilët janë bërë pjesë dhe luftojnë në krah të militantëve të Shtetit Islamik, janë bërë personazhet kryesor të mediave të huaja. Njëri prej tyre është edhe Alban Haki Elezi i cili është kthyher në xhihadist dhe po lufton për kalifatin.
E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se xhihadisti shqiptar Alban Haki Elezi 38 vjeç, i arrestuar dhe i dëbuar nga territori italian me akuzën e përhapjes së propagandes së ISIS, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kreun e Kalifatit të Shtetit Islamik Abu Bakr al Baghdadi.
Aritkulli i titulluar “Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”, ka në qendër xhihadistin shqiptar, ku sipas informacioneve të marra nga “Corriere della Sera” emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me Abu Bakr al Baghdadi.
“Elezi mendohet se ka patur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit të vetëshpallur Islamik, terroristin me origjinë irakene, njeriun që me organizatën e tij të terroriste ka ngritur flamurin e zi të ISIS në një pëllëmbë tokë mes Irakut Veri-Perendimor, e Sirisë Lindorë, duke kërcënuar atentate në gjysmën e botës.” shkruan prestigjiozja italiane
Lidhur me këtë fakt, si autoritetet italiane, ashtu edhe strukturat antiterrorizëm në Shqipëri po vijojnë hetimet për lidhjen e mundshme mes Alban Elezit dhe Abu Bakr al Baghdadi.
Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacioni Balkan Conection, por Gjykata e Apelit të Breshias e la të lirë në mungesë të fakteve që dëshmojnë lidhjet e tij me ISIS. Por pas lënies së tij të lirë, me urdhër të Ministrisë së Brendshme Italiane, Alban Eleszi, u dëbua nga territori Italian, për tu vënë në pranga në Shqipëri.



