Luftëtarët ukrainas të Batalionit Azov kanë pretenduar përmes një reagimi në Telegram se gjatë një armëpushimi për të shpëtuar civilët nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, një makinë u godit nga rusët duke përdorur një armë të drejtuar antitank.
Ata thonë se makina po lëvizte drejt civilëve në mënyrë që t'i evakuonte nga centrali.
Një luftëtar u vra dhe gjashtë u plagosën nga granatimet.
Mendohet se rreth 200 civilë, duke përfshirë të paktën 20 fëmijë ndodhen ende në bunkerë nën fabrikën e çelikut.



