Muça-Lapajt: Mos thuaj “unë”, por “ne”! S’je i ashpër me Ramën, Berishën dhe Metën

Muça-Lapajt: Mos thuaj “unë”, por “ne”! S’je i ashpër me Ramën, Berishën dhe Metën

Gazetari Flogert Muça duke folur në emisionin “Scrolling” kritikoi aktivistin Adriatik për inflacionin e përdorimit të përemrit “unë” në vend të “ne”.

Muça tha që Lapaj nuk është i ashpër me Ramën, Berishën dhe Metën, por është konstruktiv, gjë që krijon në opinionin publik një perceptim që është “një zgjatim i tyre”. 

Kritika e parë që kam ndaj z.Lapaj, është inflacioni i fjalës ‘unë’. Liderët thonë ‘ne’. Është skuadra që udhëheq. Ti the ‘unë udhëhoqa ata’. Unë do ta nisja fjalinë ndryshe, ‘ne bëmë këtë’. Është çështje mendësie, sepse lë të kuptohet që je i ngjashëm i tyre. Unë u mbështes si parim, por shoh që ju s’keni ndarë mendjen. Bëni mirë që i qani hallet e njerëzve, por unë s’shoh zgjidhje konkrete. Ajo që shoh tjetër me shqetësim është mungesa e guximit, mbajtja e një këmbë në të shkuarën dhe një në të ardhmen. Nuk është si Arlind Qori. Adriatiku është konstruktiv, thotë pak që Rama, Berisha duhet të ikin. Konstaton problemet por nuk thotë që duhet të ikin. Nuk je i ashpër. Nuk po them t’i shash me libër shpie, por ku konstaton problemin të gjesh autorin. Dhe zgjidhja është ‘ne do ta bëjmë kështu’, jo ‘unë do ta bëjë kështu’. Gojët e liga thonë që Lapaj është i ri si moshë, por jo në politikë, sepse ka qenë kandidat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy