Mbyllet Kampionati i 8-të ballkanik i MMA/ Rizaj: Në vend të parë Bullgaria, pasohet nga Shqipëria me 26 medalje (VIDEO)

Mbyllet Kampionati i 8-të ballkanik i MMA/ Rizaj: Në vend të parë Bullgaria, pasohet nga Shqipëria me 26 medalje (VIDEO)

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e Kampionatit të 8-të Ballkanik i Arteve Marciale Mikse në Tiranë, ku sportistët më të mirë nga Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Turqia garuan për titullin kampion.

Gazetari Besmir Pula, bëri të ditur për edicionin e lajmeve në MCN tv, se në vendin e parë u rendit Bullgaria me 2709 pikë, pasuar nga Shqipëria me 178 pikë dhe Kosova me 32 pikë dhe Turqia me 5 pikë.

Poashtu sa i përket fituesve individual, pjesën më kryesore të vendeve të para i kanë zënë sportistët e MMA nga Shqipëria.

Për mikrofonin e MCN lajme, Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, foli për sukseset e arritura të sportistëve nga Shqipëria, me një total prej 26 medaljesh në këtë event.

Kjo ishte një ngjarje më shumë se sa e suksesshme duke qenë se pason aktivitete tjera ndërkombëtare  që kemi organizuar.

Rezultatet që spikatën ishin grupmosha 14-16-17 vjeç, junior dhe kadet, të cilët rrëmbyen vendet dhe medaljet e arta, medaljet e vendit te dytë dhe medaljet e vendit të tretë.

Pra, kjo kategori bëri atë që nuk kishin bërë më parë, morën gjithë podiumin.

Ndërsa ndeshjet më të spikatura, ne kemi më në fund një kampion Ballkani i cili na ka bërë më shumë sesa krenar me arritjet e tij, Ergis Merkoçi, dhe sot ka fituar dy duele, kundër sportistëve nga Bullgaria, që janë jashtëzakonisht të përgatitur edhe për shkak të përvojës dhe mbështetjes së madhe që ata kanë në raport me ne.

Gjithashtu Tedi Shabani bëri perfomanca të shkëlqyeshme dhe arriti deri në finale dhe nga sportisti bullgar, humbi me një diferencë të vogël pikësh. Poashtu kemi Altin Gançi, i cili doli nënkampion Ballkani dhe të tjerë që morën vend ete dyta dhe të treta.

Në total janë 26 medalje për Shqipërinë nga 30 e ca sportistë që kanë marrë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy