Bllokohet puna në portin e Shëngjinit, dallgët 7-8 ballë, pezullohet lundrimi në det

Bllokohet puna në portin e Shëngjinit, dallgët 7-8 ballë, pezullohet lundrimi në det

Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej paradites së të enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë.

Shpejtësia e erës në det të hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim.

Si pasojë e motit te keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës prej mbrëmjes të së mërkurës, ka patur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

OSHEE bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gatishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy