Tafani: Ka ardhur koha që BE-ja të reformohet

Tafani: Ka ardhur koha që BE-ja të reformohet

Ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, thotë se Europa duhet të ndryshojë qasje për t'u përshtatur me ndryshimet që po pëson rendi global. Ai thotë se rruga e vetme është ajo e një federalizmi pragmatik me përfshirjen e të gjitha vendeve të Europës.

 

Në studion e MCN, Endri Tafani, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se një reformim i BE-së është i nevojshëm. Sipas tij, propozimi i Draghit për shumicat e cilësuara u vjen përshtat vendeve aspiruese për anëtarësim.  

 

Njëfarë reformimi i BE është i nevojshëm. Kështu siç është shumë e vështirë për të funksionuar. Nuk ka një qëndrim të përbashkët për konfliktin Izrael-Palestinë, po ashtu për konfliktin Rusi-Ukrainë. 

 

Propozimi i Draghit është në kuadër të asaj që ai mendon për gjithë Europën. Propozimi i parë ka të bëjë me rritjen e investimeve në drejtim të teknologjisë në Europë. Propozimi i dytë ka të bëjë me rregullimin e brendshëm, pra burokracitë e BE-së. 

 

Nuk vihet në diskutim fakti që duhet reformuar. Pyetja është cila është forma. Mund të dalë një propozim tjetër. Por duhet patjetër të reformohet Europa. Propozimi i tij për shumica të cilësuara, për të marrë vendime të rëndësishme, heq frikën e atyre që janë vendeve të vogla që nesër-pasnesër mund të ngelen peng i vendeve të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy