Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi këtë të premte miliarderin amerikan Elon Musk se po kërcënon demokracinë në Evropë duke mbështetur të djathtën ekstreme.
“Ai mbështet të djathtën ekstreme në të gjithë Evropën, në Britani, në Gjermani dhe në shumë vende.
Kjo është e papranueshme dhe rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës ”, tha Olaf Scholz gjatë një konference për shtyp me homologun e tij suedez Ulf Kristersson.
Po ashtu Scholz tha se nuk duhet kritikuar fakti që një miliarder thotë diçka, por ajo që ai thotë.



