Gaboni i dorëzon Turqisë 3 gylenistë

Gaboni i dorëzon Turqisë 3 gylenistë

Shteti i Gabonit ka dëbuar për në Turqi tre shtetas turq, që dyshohen se kanë lidhje me lëvizjen gyleniste, që qeveria turke e ka cilësuar organizatë terroriste.

Tre qytetarët turq kanë arritur në Turqi, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para ligjvënësve të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan është zotuar se do të vazhdojë përndjekjen e mbështetësve të Gulenit “pavarësisht se ku ata të jenë”.

“Nuk ka rëndësi se ku ikin ata, ne do t’i gjejmë”, ka thënë Erdogan.

Tre të dyshuarit mendohet se kanë punuar në shkollat që udhëhiqen nga rrjeti i Gulenit. Sipas agjecisë Anadolu, ata janë arrestuar më 23 mars në Gabon dhe Ankaraja i akuzon ata për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy