
Kryeministri Rama ka paralajmëruar një tjetër aksion që pritet të nisë së shpejti. Rama tha se falë aksionit të pastrimit të Shqipërisë, sezoni i ardhshëm turistik do të jetë më i pastri.
“Nuk mund të lejojmë që plehrat të bashkëjetojnë me turistët. Në Korsikë nëse hedh një cigare në plazh, të hiqet mundësia të hysh më aty. Kush do ta mbajë pastër vendin e vet, e mban. Dua të nënvizoj që kjo nuk është e pamundur. Objektivi që kemi në 300 ditët e para të qeverisjes është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë sezoni më i pastër në Shqipëri.
Plehrat që na kanë shoqëruar do të jenë një kujtim i së shkuarës dhe masat do të jenë drastike ndaj të gjithë shkelësve. Këtu nuk ka parti, nuk ka majtas-djathtas, nuk ka lojëra me plehrat. Shqiptarët në çdo shtëpi nuk janë pisanjosë.
Kurrë nuk janë shquar për të kundërtën. Kujtimet edhe në kohëra shumë të vjetra nuk flasin për një vend ku kur hyn nëpër ship gjen pisllëkun në mes të saj. E kemi nisur këtë operacion me të njëjtën vendosmëiri për ti shkuar në fund si të gjitha operacioneve të tjera”, tha ai.



