Kërcënohet me jetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri (VIDEO)

Kërcënohet me jetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri (VIDEO)

Kërcënohet kreu i KQZ-së, Klement Zguri, dhe familja e tij. Burime për Tema TV bënë të ditur se Zguri ka marrë kërcënime pas mbledhjes së djeshme të KQZ-së, në të cilën pati një debat të ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit.

Mësohet se rreth 30 minuta pas mbledhjes, Zguri ka marrë një mesazh kërcënues.

Kjo ka bërë që Zguri të vihet nën mbrojtjen e një numri të lartë efektivësh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, në mbrojtje është marrë edhe familja e Klement Zgurit.

Mbledhja dhe debati 

Kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka kërkuar të rishikohen edhe një herë procesverbalet e mbajtura më 30 qershor. Kërkesa e tij lidhet me parregullsitë që janë shfaqur gjatë ditës së zgjedhjeve më 30 qershor, ku numri i votave të hedhura në kutij ishte mbi 40 mijë më shumë se sa rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ. Por kërkesa e tij u rrëzua nga 4 anëtarët e mazhorancës në KQZ.

Kërkesa e kryetarit të KQZ-së është cilësuar nga nënkryetari Denar Biba si një porosi nga opozita. 

Anëtarja e KQZ-së, Edlira Jorgaqi, i kërkoi kryetarit të institucionit, Klement Zguri, që të japë argumentet ligjore të kërkesës së tij për të nisur hetimin administrativ mbi shifrat e ndryshme të raportuara nga KQZ në momente të ndryshme të procesit.

Ndërkohë, anëtari tjetër i KQZ-së, Bledar Skënderi, kërkoi që mbledhja e KQZ-së këtë të enjte të fokusohej vetëm te rendi i ditës që lidhej me miratimin e rezultateve përfundimtare për disa bashki që kanë më shumë se 1 KZAZ.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy